‘Shok i vjetër”/ Meriton Mjekiqi flet për marrëdhënien me Egla Cenon dhe Romeon pas dalje nga Big Brother

10 Janar 2025, 12:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meriton Mjekiqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka bërë disa deklarata interesante në lidhje me marrëdhënien e tij me Romeo Veshajn. Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Romeon dhe nuk e di arsyen e kësaj distance.

Në një intervistë për ‘Prive’, Meritoni ka thënë: “Me Romeon nuk jam dëgjuar, për arsye të cilat nuk i di dhe ndoshta ai jetën e tij, unë jetën time dhe nuk na ka ra me u pa askund.”

Këto fjalë tregojnë për një marrëdhënie distancuese mes të dyve pas përfundimit të programit. Rikujtojmë se dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish. Madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.

Ai ka folur për herë të parë edh për komunikimin e tij me Egla Cënon, fituesen e këtij formati. Ai ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Eglën, e cila ishte shumë miqësore dhe pa ndonjë tension.

“Fola në telefon me Eglën, i thashë përshëndetje nga një shok i vjetër në telefon, ishte një reagim interesant. E kemi lënë për një gotë vere, pa sherre.”

Duket se marrëdhënia mes tyre është tashmë e qetë dhe miqësore, pa asnjë lloj konflikti. Edhe pse të dy kanë kaluar momente të tensionuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, tani duket se kanë arritur të rregullojnë marrëdhënien e tyre dhe të lënë pas çdo mosmarrëveshje.


Video