Ronaldo Sharka tha se nuk beson në ‘ndarjen’ e tij me Heidin. Romeo reagon drastikisht

10 September 2024, 19:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo Sharka tha se nuk beson në ‘ndarjen’ e tij me Heidin.
Romeo, Heidi dhe Ronaldo

Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në botën e showbizit: “Ndarjen” e Romeos dhe Heidit.

Sharka u shpreh se nuk beson se ka një ndarje të vërtetë, por se kjo është një taktikë për vëmendje.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.

Deklarata e tij ka rënë në veshin e Romeos dhe moderatori reagoi jo me fjalë, por me vepra.

Ai i hoqi follow-n nga Instagrami, ndërkohë që Ronaldo ende e ndjek.

Ronaldo Sharka tha se nuk beson në ‘ndarjen’ e tij me Heidin.

 


Video