Ronaldo Sharka akuzon Oltën për "bullizuese": Ka fobi nga njerëzit që duan ushqimin

20 October 2023, 14:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo Sharka akuzon Oltën për "bullizuese": Ka fobi nga
Ronaldo dhe Olta

Komenti i Oltës për peshën e Ronaldo Sharkës dhe dëshirën e tij për të ngrënë nuk nisi në “Dance Ëith Me”, ku Ronaldo është konkurrent dhe Olta anëtare jurie.

Nëse kthehemi pas disa muaj më parë, brenda “Big Brother VIP 2”, dy ish-konkurrentët patën një debat me njëri-tjetrin, pasi Olta komentoi dëshirën e Ronaldos për ushqimin.

“Mos u tall, të të vijë turp”, i tha Ronaldo asokohe, por Olta e përsëriti sërish.

Ndaj, kësaj here moderatori ka reaguar me një postim në Instagram, ku ka bashkuar këto dy momente ndërsa krahas videos shkruan:

“Olta, gruaja e cila ka fobi nga njerezit qe duan e dashurojne ushqimin dhe qe kane ca KG te teperta!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)


Video