Publikohen mesazhet e fundit të Liam Payne pak para vdekjes

18 October 2024, 13:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Publikohen mesazhet e fundit të Liam Payne pak para vdekjes

Vdekja tragjike e Liam Payne lëndoi një botë të tërë!

Fotot e pubikuara tregojnë tekstet e fundit që Liam Payne i dërgoi shoqes së tij të ngushtë disa orë para vdekjes. 

Jodie Richards i jepte mësim ish-yllit të “One Direction” në kompaninë e saj të arteve interpretuese në Wolverhampton dhe ata ruanin një miqësi të ngushtë.

Payne i kishte dërguar mesazh Jodie të hënën për ta pyetur se çfarë po bënte, shkruan SkyNews.

Ajo u përgjigj duke thënë se ishte me djalin e saj, Jackson, në palestër, dhe Payne u përgjigj “mirë”.

Ai më vonë i dërgoi asaj një fotografi të tij të ulur në shtrat në dhomën e tij të hotelit në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, me dorën në ballë.

Pasi Jodie mori lajmin për vdekjen e Payne, ajo i dërgoi atij mesazh.

“Të lutem më thuaj që kjo nuk është e vërtetë dhe kur të zgjohem, jam i sigurt se gjithçka do të jetë një ëndërr”.



Video