
Kompania e inteligjencës artificiale në pronësi të Google, DeepMind njoftoi një arritje të madhe në programimin kompjuterik. Pas simulimit në 10 konkurse, me më shumë se 5000 pjesëmarrës, sistemi AI AlphaCode është renditur në gjysmën më të mirë të konkurrentëve me 54 për qind të rezultateve.
“Ka ende punë për ta bërë inteligjencën artificiale në të njëjtin nivel me njerëzit me performancë të lartë në programimin kompjuteri”, tha kompania DeepMind.
Aftësitë e AlphaCode nuk mund të zbatoheshin menjëherë në të gjitha format e kodimit. Kjo është edhe pjesa më e vështirë që kërkon një kombinim të të menduarit kritik, logjikës, algoritmeve, kodimit dhe të kuptuarit të gjuhës njerëzore.
Problemet tipike përfshijnë gjetjen e mënyrave për të vendosur rrugët dhe ndërtesat brenda kufizimeve të caktuara, ose krijimin e strategjive për të fituar lojëra në tavolinë.