Patinatorja holandeze fiton 1 milion dollarë pse tregoi reçipetat në Lojërat Olimpike (FOTO)

16 Shkurt 2026, 22:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jutta Lierdam

Sportistja holandeze e patinazhit të shpejtë Jutta Lierdam do të fitojë deri në 1 milion dollarë nga marrëveshja e saj me Nike, pasi u zhvesh për të zbuluar reçipetat sportive të bardha në Lojërat Olimpike Dimërore.

27-vjeçarja, e cila është e fejuara e Jake Paul, fitoi medalje ari dhe argjendi në Lojërat e Cortina-s, duke e rritur pasurinë e saj neto në mënyrë marramendëse.

Lierdam fitoi medaljen e artë në garën e patinazhit të shpejtë në 1,000 metra, duke vendosur një rekord olimpik. Menjëherë pas përfundimit, dukshëm e emocionuar, ajo hapi uniformën e saj të garës për të zbuluar të brendshmet e saj të bardha Nike.

Patinatorja holandeze fiton 1 milion dollarë pse tregoi reçipetat

Imazhi u bë shpejt viral dhe u shfaq në faqet e para të gazetave dhe mediat sportive online. Fotoja u ripostua edhe nga llogaria e Instagram-it të kompanisë, e cila ka 298 milionë ndjekës.

Sipas Frederik de Laat, themeluesit të kompanisë Branthlete, e cila është specializuar në reklamimin e atleteve femra, marrëveshja e Lierdam me Nike mund t’i sjellë asaj më shumë se 1 milion. “Me Nike, dyshoj se po flasim për 1 milion e lart”, – i tha ai gazetës holandeze AD.

Patinatorja holandeze fiton 1 milion dollarë pse tregoi reçipetat

Ndërsa kryeredaktori i revistës “Quote”, Meindert Schoot tha se Leerdam e cila ka 6.2 milionë ndjekës, mund të fitojë rreth 1 cent euro për ndjekës për çdo postim të sponsorizuar në Instagram. Kjo përkthehet në rreth 62,000 € për çdo postim që paraqet Nike.

Patinatorja holandeze fiton 1 milion dollarë pse tregoi reçipetat

Atletja holandeze është vënë gjithashtu në shënjestër edhe nga rrjeti holandez i shitjes me pakicë Hema. Pas fitores së saj, kur grimi i saj u shkatërrua për shkak të emocioneve, kompania promovoi lapsin e syve me mesazhin: “I papërshkueshëm nga uji, edhe me lot gëzimi”.



Video