Pasi Fifi tha se Arjola Demiri është e padëshiruar, aktorja i përgjigjet flakë për flakë

25 April 2022, 20:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasi Fifi tha se Arjola Demiri është e padëshiruar, aktorja i
Fifi dhe Arjola Demiri

Shumë marrëdhënie ndryshuan në “Big Brother VIP” gjatë dhe pas reality shoë-t. Koha kur Arjola Demiri qante për largimin e Fifit nga BBV i përket të kaluarës.

Gjatë një loje në rubrikën “Hëna apo Dielli” në “E diell”, Monika Lubonja i bëri një rreng në telefon Fifit duke i thënë se ishte e habitur që ajo kishte folur mbrapa krahëve për të. Pasi i tha se po bënte shaka, Fifi në një moment përmend se “kishte shumë njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e saj (Monikës)”.

E pyetur nga Nevina se për cilën njerëz bëhet fjalë, Fifi u shpreh: “Një njeri që më ka bërë bllok në Instagram është Arjola, kështu që... (qesh)”.

Pas kësaj deklarate, Arjola ka reaguar përmes një shkrimi në Instastory duke folur për ujqër dhe qen.

”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, shkroi aktorja në postimin e saj të fundit.

Pasi Fifi tha se Arjola Demiri është e padëshiruar, aktorja i

Marrëdhënia e Arjolës me Fifin u duk se nuk ishte më si më parë kur Fifi mbështeti publikisht Donaldin.

 


Video