Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës.
Këtë herë në “Pushime on Top” ka qenë e ftuar Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet. E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.
Olta: Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…
Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…
Olta ishte gjithashtu pjesë e edicionit të dytë të “BBV” ku arriti të fitonte zemrat e ndjekësve me karakterin e saj mjaft të veçantë në lojë. E teksa xhirimet e filmit kanë përfunduar, e pyetur se si ishte ky rikthim i saj në botën kinematografike , ajo ka dhënë një përgjigje.