Olta dhe Kristi flasin për Luizin: Ka ardhur këtu si në qendër rehabilitimi. Ai ka halucinacione!

31 Janar 2023, 10:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e djeshme ka pasur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një sherr të madh, ku nuk kanë munguar ofendimet.

Aktorja ka akuzuar këngëtarin se konsumon drogë. “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit.

Lidhur me këtë, Olta ka biseduar me Kristin dhe ka thënë për Luizin: “Kam ditë që e studioj, kam kohë”.

Nga ana tjetër Kristi shprehet se ka qenë e kuptueshme që ditën e dytë dhe të tretë.

Pjesë nga biseda:

Olta: Unë kam ditë që e studioj, kam kohë

Kristi: Olta, të lutem

Olta: Ça

Kristi: Është kuptuar që ditën e dytë dhe të tretë

Olta: Mirë, unë nuk e kam kuptuar aq shpejt

Kristi: E kam kuptuar që në fillim, kam thënë ‘qendër rehabilitimi’, s’më kuptoj njeri

Olta: Unë se kam dëgjuar këtë, se mbaj mend fare

Kristi: Kur erdhëm në fillim që na pyetën që të gjithë ‘ça është Big Brother’-i, një nga prime-t e para dhe unë thashë ‘qendër rehabilitimi’. Po e thashë me lezet, jo me takt.

Olta: E kuptoj. Mua ditët e para më ka bërë përshtypje se ai rrinte pa gjumë fare dhe ishte shumë nervoz. Edhe unë thashë ‘ça është ky’

Kristi: Qendër rehabilitimi

Olta: E ka zëvendësuar me…

Kristi: Po pra

Olta: Duhet të marrë edhe qetësues ai

Kristi: Po pse fillova të them unë se është “fake”

Olta: Ai duhet të ketë halucinacione se thotë histori që nuk kanë ndodhur. E shoh me veten time, ke thënë këtë, ke qenë këtu, nuk kanë ndodhur. Seriozisht. Ai shikon histori që nuk kanë ndodhur

Kristi: E di, e di

Video