Ofendoi me një fjalë të rëndë Kiarën, Amos bën sikur nuk e mban mend dhe kërkon ndjesë

7 February 2023, 23:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ofendoi me një fjalë të rëndë Kiarën, Amos
Arbana dne Amos

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në studio se i erdhi keq që u largua nga disa njerëz që i kishte të afërt dhe u largua nga disa të tjerë që nuk i kishte.

Ai shtoi se ky rrugëtim ishte pak i vështirë, duke qenë se është natyrë e rezervuar. Amos tha se gjëja që e penalizoi ishin shakatë, që ai i cilësoi si humor i zi.

Ky i fundit sqaroi edhe një koment teje fyes që ka bërë ndaj Kiarës, duke bërë sikur nuk e mbante mend, megjithatë kërkoi ndjesë.

Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.

Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë.

Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.

Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë, secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.

Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.

Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.

Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat…

 

 


Video