E konfirmon e motra, droni që i shkoi sot Luizit ia ka dërguar Kejvina (FOTO)

7 February 2023, 19:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E konfirmon e motra, droni që i shkoi sot Luizit ia ka dërguar Kejvina
Luizi dhe Kejvina

Një dron trazoi jo pak ujërat ditën e sotme në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania".

Ai mbante një fotografi të Kejvinës dhe Luizit gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shfaqeshin të dy të kapur për dore dhe mbi të ishte shkrimi: "Ti voglio bene! ...e tu lo sai (Të dua dhe ti e di)".

Vetëm Luizi e besoi se ky dron i kishte ardhur nga Kejvina, ndërsa kundërshtarët e tij si Olta, Dea Mishel apo Tea nuk iu besonin syve. Olta i tha Luizit që të mos bëhet naiv dhe të besonte se i kishte ardhur nga modelja.

Por, tashmë është e konfirmuar se droni i kishte shkuar nga Kejvina, pavarësisht se banorët aty brenda nuk e dinë këtë informacion.

Kejvina e ka mbyllur Instagramin, por ka qenë motra e saj Dorisa Kthella e cila e ka konfirmuar këtë gjë. Ajo ka publikuar imazhin që mbante droni me mbishkrimin "Droni që turbulloj ujrat e BBV 2" dhe në InstaStoryn e radhës ajo ka publikuar videon e fluturimit të dronit dhe krahasa saj shkruan: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.

 



Video