Gati për të nisur aventurën në BBV? Dijonis Biba publikon fotot nga ambientet e TCH

7 February 2023, 14:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gati për të nisur aventurën në BBV? Dijonis Biba publikon
Dijonis Biba

Një prej personazheve më të njohura në rrjetete sociale aludohet se do të bëhet mbrëmjen e sotme pjesë e "Big Brother Vip Albania".

Bëhet fjalë për Dijonis Bibën dhe duket se ai ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Dijonisi ka postuar në InstaStory një video ku shfaqet në ambientet e jashtme të televizionit Top Channel.

Ai ka jetuar për disa vite në Angli dhe prej disa muajsh është rikthyer në Shqipëri. Emri i tij është publikuar në mediat britanike edhe pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi ose siç njihen ndryshe "shtëpi bari". 

Dijonis Biba njihet dhe për humorin e tij dhe batutat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pritet të shtohen edhe më shumë.

Emrat e tjerë që flitet se do të bëhen sot pjesë e garës së "Big Brother Vip" janë edhe Kejsi Medini, vajza e Sabianit. Si dhe gazetari kontravers Bledi Mane, i cili në një postim në InstaStory shkruan: “Hapni derën se erdha”.



Video