Nuk është asnjë nga finalistët, nuk do ta besoni kush nga ish-banorët e BBV4 ka fituar më shumë ndjekës në Instagram

18 Prill 2025, 18:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Social Top 5

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Rozana Radi, e cila u shpall finalistja e parë e këtij edicioni, ka fituar 6 mijë ndjekës. Nga 444K që numëronte vetëm disa ditë më parë, tani ajo ka 450 mijë ndjekës në Instagramin e saj.

Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish rezulton dhe Egli Tako. Nga 314K që numëronte, ajo tani ka 320K.

Gerta Gixhari, e cila u eliminua javën e kaluar duke mos e prekur dot finalen e madhe, ka fituar plot 24 mijë ndjekës në Instagram. Nga 80K, tani Gerta numëron 104K.

Gjesti nga ana tjetër ka fituar 26K ndjekës. Nga 518K, ai ka tani 544K.

Në vend të parë këtë javë, kemi Loredana Bratin me plot 54 mijë ndjekës më shumë. Nga 67K, tani ish-banorja numëron 121K ndjekës në Instagram.

 

 

Video