Rozana shpjegon arsyen e mos reagimit të saj kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin

18 Prill 2025, 18:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rozana shpjegon mos reagimin e saj kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin

Rozana Radi ka sqaruar arsyen e mungesës së reagimit të saj gjatë një incidenti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi qëlloi me shpullë Gjestin.

Këngëtarja u shpreh se nuk ishte në dijeni të ngjarjes në momentin që ndodhi, pasi ndodhej pas Jozit dhe nuk e pa situatën.

“Nuk e pashë atë moment, isha pas tij”, tha Rozana, duke theksuar se mungesa e reagimit të saj nuk ishte për shkak të neglizhencës, por sepse fillimisht nuk e kuptoi atë që po ndodhte.

Kjo deklaratë vjen pas kritikave në rrjetet sociale, ku disa ndjekës shprehën habinë për heshtjen e Rozanës gjatë incidentit.

Sqarimi i saj ka ndihmuar në kuptimin e situatës dhe ka hedhur dritë mbi arsyet e sjelljes së saj në atë moment.

Video