“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, deklarata e fortë e Beatrix

14 July 2022, 23:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, deklarata
Beatrix Ramosaj

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Edhe pse pas emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe Donald Veshaj kishte mbaruar, dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Beatrix është gjithmonë aktive në rrjetet e saj sociale, por ky postim i fundit në InstaStory duket se është fiks për Donaldin. Në foto Trixa tregon se si e ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke e fshehur anën e saj të historisë me Donaldin.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– ka shkruar Beatrix.

“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, deklarata

 

Mjaftoi vetëm ky koment i Trixës që fansat të aludojnë se ky shkrim ishte një kunj i hapur ndaj Donaldit.


Video