“Njeri interesaxhi”, Tan Brama për Ilir Shaqirin: Më binte në telefon vetëm kur i duhesha

13 June 2022, 14:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Njeri interesaxhi”, Tan Brama për Ilir Shaqirin: Më binte
Tan Brama dhe Ilir Shaqiri

Tan Brama në një emision radiofonik ka folur për raportet e tij me ish-banorët e tjerë “Big Brother VIP”,  i pyetur se si e ka me Ilir Shaqirin, koreografi i njohur tha:

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tan Brama.

Koreografi i njohur, ka folur edhe për projektet e tija të fundit, me këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima.

“Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres e-mailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet”, tha ai.


Video