Në fund të spektaklit të kaluar, banorët e Big Brother Vip Albania, morën një suprizë të këndshme. Një dyqan sportiv iu dhuroi komplete sportive, teksa Beatit i mbërriti dhe aparati fotografik, ku mund të fotografonte të gjithë banorët.
Duket se edhe pse në kushte jo shumë optimale, Beati ka shkëlqyer si fotograf, i cili është dhe profesioni i tij, teksa fotot e banorëve tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.
Ajo që ka marrë më shumë vëmendje janë pozicionet e banorëve në fotografi. Fotoja që po bën xhiron e rrjetit është ajo kur Luizi puth në kokë Dean, kjo për faktin se ata shiheshin si "armiq" në lojë dhe ky veprim i këngëtarit i ka habitur jo pak fansat.
Po ashtu shihen dhe fotot teksa Armaldo pozon si "i egër" dhe gangster, Valbona teksa mbahet në krah nga Kristi dhe Luizi, puthja në kokë e Kejsit ndaj Kristit, apo pozicionet e ndryshme të vajzave.
Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni të gjitha fotot e realizuara nga Beati.