Vetëm pak ditë pas lajmit tashmë ndërkombëtar, të disa turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat, situata është përsëritur këtë herë në Itali.
Në qytetin Scilla në jug të vendit, një grup italianësh prej 4 personash u larguan pa paguar nga restoranti, megjithatë njëri prej tyre kishte harruar telefonin mbi tavolinë.
Kjo bëri që ata të kthehen sërish, siç tregon pronari i restorantit “me bisht në shalë”, dhe të kërkojnë me qindra herë falje.
“Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Megjithatë, shumë keq që njëri prej tyre harron celularin në tavolinë: u kthyen pas 45 minutash me bishtin mes këmbëve, duke kërkuar falje për mua”, shkruan ai.