
Moderatorja Silva Bushati është shprehur se aparenca e njeriut është gjëja e parë që të zë syri kur njeh dikë dhe jo vlerat që ai ka. Ajo vlerëson të bukurën dhe shprehet se nuk mund të ndajë as shtratin me dikë që nuk i pëlqen.
"Syri i parë nuk t’i sheh vlerat. Kur shikon një person, nuk mendon t’ja shikosh vlerat, është kënaqësia e syrit në impakt të parë, pastaj duke e njohur personin i njohim dhe vlerat. Nuk do të thotë që ne të jemi të mbuluar dhe ai personi të vijë e të na thotë, t’i çfarë bën, me çfarë merresh, kush je. Kur shkon dhe në dyqan t’i shikon një gjë të bukur sepse ti do ta marrësh.
Gjëja e parë kur unë kam parë burrin tim ka qenë aparenca. Nuk e kam parë se sa i zgjuar është dhe sa jep ky person për mua. Unë nuk mund të fle në një krevat me një person që nuk më pëlqen gjatë gjithë kohës", u shpreh ajo në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.