Megi Pojani sapo na tregoi se mbështet Luizin në Big Brother Vip? (VIDEO)

9 March 2023, 21:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Megi Pojani sapo na tregoi se mbështet Luizin në Big Brother Vip?
Megi Pojani dhe Luiz Ejlli

Megi Pojani është një ndër vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale. Emri i saj është aluduar shpesh për t'u bërë pjesë e Big Brother Vip, por ajo i surprizoi të gjithë duke u bërë prezantuese e "Big Brother VIP Fan Club" dhe ka deklaruar se nuk do e pranonte asnjëherë ftesë për t'u bërë pjesë e BBV.

Duke qenë prezantuese e "Big Brother VIP Fan Club", Megi e ka dhe të ndaluar të deklarojë publikisht se kë pëlqen apo mbështet në BBV, por duket se me videon e fundit ajo ka treguar shumë.

Megi ka publikuar një video në "TikTok" ku shfaqet duke kërcyer këngë e Luiz Ejllit "Zjarr e Ftohtë", të cilën e ka kënduar në Eurovision. Duket se si shumica e shqiptarëve, edhe për Megin banori i preferuar në BBV qenka Luizi.


Video