Matt LeBlanc, Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë për vdekjen e Matthew Perry-t

15 November 2023, 17:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Matt LeBlanc, Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë
Yjet e Friends

Matt LeBlanc dhe Courteney Cox i kanë bërë homazhe kolegut të tyre të ndjerë të “Friends”, Matthew Perry, duke ndarë momentet e preferuara me aktorin.

Më shumë se dy javë pas vdekjes së tij, LeBlanc postoi një mesazh prekës në Instagram. Krahas fotove që shfaqin aktorët në rolet e tyre si Joey Tribbiani dhe Chandler Bing në “Friends”, LeBlanc, 56 vjeç, shkroi: “Matthew. Me zemër të lënduar të them lamtumirë.”

“Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët e preferuara të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja mikun tim. Unë gjithmonë do të qesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri. Dhe ma merr mendja se po i mban 20 dollarët që më ke borxh.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Matt LeBlanc (@mleblanc)

Cox ndau gjithashtu një nga momentet e saj të preferuara me aktorin e ndjerë.

“Jam shumë mirënjohëse për çdo moment që kam pasur me ty Matty dhe më mungon çdo ditë. Kur punoni me dikë aq afër sa unë me Matthew-n, ka mijëra momente që do të doja t'i ndaja. Tani për tani këtu është një nga të preferuarat e mia. Po them një histori të shkurtër: Chandler dhe Monica supozohet të kalonin thjesht një natë bashkë në Londër. Por për shkak të reagimit të publikut, u bë fillimi i historisë së tyre të dashurisë. Në këtë skenë, ai më pëshpëriti një fjali qesharake që unë ta thoja. Ai shpesh bënte gjëra të tilla. Ai ishte gallatë dhe i sjellshëm.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Courteney Cox (@courteneycoxofficial)

Edhe dy yjet e tjerë të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, kanë kujtuar kolegun dhe mikun e ndjerë, Matthew Perry.

Në një postim në Instagram, Jennifer Aniston, e cila luajti rolin e Rachel Green në “Friends”, shkruan ndër të tjera: “T’i thoja lamtumirë Matty-t tonë ka qenë një valë emocionesh të vështira që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Të gjithë ne përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Ndarjen e dikujt nga jeta ose humbje të dashurisë. Të jesh në gjendje të mendosh në këtë pikëllim të lejon të ndjesh momentet e gëzimit dhe të jesh mirënjohëse që ke dashur dikë kaq shumë. Dhe ne e donim shumë. Ai ishte një pjesë e ADN-së sonë.”

Në vijim ajo shton:

“Ne ishim gjithmonë të 6-të. Kjo ishte një familje e zgjedhur që ndryshoi përgjithmonë rrugën e asaj që ishim dhe cila do të ishte rruga jonë. Matty e dinte se i pëlqente t'i bënte njerëzit të qeshin. Siç tha edhe vetë, nëse nuk e dëgjonte ‘të qeshurën’ mendonte se do të vdiste. Jeta e tij varej fjalë për fjalë nga kjo gjë. Dhe ia doli. Ai na bëri të gjithëve të qeshnim. Dhe qeshëm fort. Në dy javët e fundit, kam lexuar mesazhet tona me njëri-tjetrit. Duke qeshur dhe duke qarë pastaj duke qeshur përsëri. Unë do t'i ruaj përgjithmonë. Gjeta një mesazh që më dërgoi nga hiçi një ditë. Ai i thotë të gjitha.”

Mesazhi që Matthew i ka dërguar shkruan: “Të të bëja ty të qeshje më zbukuroi ditën. Më zbukuroi ditën:)”

“Matty, të dua shumë dhe e di që tani je plotësisht në paqe dhe pa dhimbje. Unë flas me ty çdo ditë… ndonjëherë pothuajse mund të të dëgjoj duke duke thënë "a mund të jesh më e çmendur?" Pusho vëllaçko. Gjithmonë m’i zbukuroje ditët,” përfundon Aniston.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Ndërsa David Schwimmer, i cili luajti rolin e Ross Geller në “Friends”, shkroi në Instagram ndër të tjera:

“Kjo foto është nga një nga momentet e mia të preferuara me ty. Tani më bën të buzëqesh dhe të pikëllohem në të njëjtën kohë. Të imagjinoj atje lart, diku, me të njëjtin kostum të bardhë, duart në xhepa, duke parë përreth- “Could there BE any more clouds? [A mund të ketë më shumë re?]”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Schwimmer (@_schwim_)

Gjashtë anëtarët e “Friends” krijuan një miqësi të ngushtë gjatë 10 sezoneve të sitcom-it, i cili u shfaq premierë në vitin 1994.

 


Video