Marsi mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe me rërë, thonë shkencëtarët

28 February 2025, 20:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marsi mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe me rërë,
Foto ilustrim

Studiuesit nga SHBA-ja dhe Kina thanë se të dhënat nga nëntoka e planetit Mars, tregojnë se mund të ketë pasur oqeane dhe plazhe në planetin e kuq.

Studiuesit nga universiteti “Penn State” në SHBA si dhe Universiteti i Guangzhout në Kinë, ekzaminuan të dhënat e imazheve nëntokësore në Mars të mjetit tokësor kinez ”Curong”.

Studiuesit gjetën ngjashmëri kur krahasuan të dhënat e ”Curong” me të dhënat e marra nga nëntoka e brigjeve të Tokës.

Shkencëtarët theksuan se struktura nëntokësore në Mars është në një kënd të ngjashëm me tokat në planetin Tokë, që priren drejt fushave ose oqeaneve dhe se të dhënat tregojnë se ka pasur plazhe dhe oqeane në Mars.

Ata vunë në dukje se pozicioni i këtyre plazheve mund të ketë ndryshuar me kalimin e kohës dhe se disa struktura u panë të pjerrëta në veri dhe se plazhet mund të kenë avancuar drejt oqeanit me kalimin e kohës.

Të dhënat e marra nga roveri Zhurong i Kinës tregojnë se oqeani – i njohur si Deuteronilus – mund të ketë ekzistuar afërsisht 3.5 deri në katër miliardë vjet më parë, një kohë kur Marsi kishte një klimë më të ngrohtë.

Marsi mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe me rërë,
Një ilustrim tregon një pamje hipotetike të oqeanit në Mars rreth 3.5 miliardë vjet më parë

Studiuesit tërhoqën vëmendjen se plazhi “shtrihet të paktën 1,3 kilometra në veri në drejtim të oqeanit” dhe se këto struktura tregojnë se duhet të ketë një lumë në zonë, duke shkaktuar baticat, valët dhe llumrat.

Sipas gazetës “The Guardian”, një nga autorët e studimit, Benjamin Cardenas, në deklaratën e tij, tha se strukturat e ekzaminuara nuk u ngjanin vullkaneve apo dunave të rërës dhe se gjurmët e jetës duhet të hetohen sepse këto struktura tregojnë një plazh dhe një oqean.

Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën “The Proceedings of the National Academy of Sciences”.


Video