Siç dihet tanimë, Luiz Ejlli është padyshim një nga personazhet më të përfolura brenda shtëpisë së "|Big Brother Vip Albania” që ka shumë ndjekësit të cilët e preferojnë dhe e votojnë. Por, deri më tani ka treguar se jo vetëm njerëz të thjeshtë, por dhe shumë artistë e mbështesin këngëtarin shkodran.
Një prej tyre është dhe reperi i njohur nga Kosova Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit si Ghetto Geasy. Edhe ditën e sotme, Getti ka treguar mbështetje ndaj Luizit, teksa ka publikuar në InstaStory disa video ku këngëtari shkodran shfaqet duke kënduar një prej këngëve të tij. Në një prej videove, Getoari ka shkruar: “Luiz Baba”.
Kjo nuk është hera e parë që Getti ka treguar mbështetjen ndaj Luizit, por as ky i fundit nuk është hera e parë që i kënndon brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri këngët e grupit "Baba Stars".
