Banorët e Big Brother Vip janë ndarë ditën e sotme në çifte me dëshirën e tyre, pa e ditur se çfarë i pristi. Por, surpriza ishte e bukur, pasi bëhej fjalë për një lojë me bojëra.
Më konkretisht bëhej fjalë për një lojë me pyetje duke u përgjigjur, “E vërtetë” ose “E gabuar”. Sipas çifteve të ndara ata duhet të qëndronin paralel me njëri-tjetrin në dy anët e pishinës.
Në oborr, në një lartësi të vogël ishin vendosur dy kova me bojë, njëra prej tyre “përfaqëson” përgjigjen e vërtetë, ndërsa tjetra të gabuarën.
Në një monitor, u shfaqën pyetjet që i përkasin njërit prej çiftit, ndërsa tjetri do përgjigjet nëse është e saktë apo e gabuar. Nëse përgjigja është e gabuar, personi që përgjigjet laget me bojë nga tjetri.
Loja argëtoi dhe zbaviti të gjithë banorët dhe ndonëse ata u lagën me bojë, e pritën me shumë sportivitet sfidën.
Banorët të cilët u lagën me bojë nga ortaku i tij ishin: Bledi, Gerti, Kristi, Dea, Jori, Lorenci dhe Kiara. Ndërsa, kovës me bojë i shpëtuan: Nita, Efi, Ronaldo, Qetsori, Elvisi, Keisi dhe Luizi.