Lajmi i mirë nga Google, shumë shpejt motori i kërkimit do njohë edhe gjuhën Shqipe

1 June 2024, 13:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lajmi i mirë nga Google, shumë shpejt motori i kërkimit do

Kanë nisur lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google dhe po shton Kosovën në listën e shteteve të mbështetura në programin e verifikimit të reklamuesve, proces ky mundëson që të jetë një hap më afër integrimit të plotë në platformat e Google.

Kjo lajm nga Google Ads po konsiderohet një lajm fantastik për vendin.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe programuesi Elton Heta, nismëtar i një peticioni ku kërkohej që gjuha shqipe të mos jetë e penalizuar, dhe kësisoj të jetë e përfshirë në Google Ads dhe Google Adsense.

Deri më tani mbi 25 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin. https://change.org/add-albania

Nismëtari i këtij peticoni Elton Heta, i cili me profesion është programues, e ka quajtur lajm fantastik arritjen e këtyre nënshkrimeve, duke njoftuar se Google Ads ka nisur lëvizjet e para për përfshirjen e gjuhës shqipe.

Në platformën LinkedIn, Heta ka kërkuar sërish mbështetjen nga qytetarët për peticionin.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik nga Google Ads, ku unë më 6 maj 2022 nisa një peticion për njohjen e gjuhës shqipe dhe që ka tejkaluar shifrën prej 25 mijë personave që e kanë plotësuar. Google Ads ka nisur lëvizjet për ta bërë të mundur këtë në një moment tjetër duke shtuar Kosovën në listën e shteteve që mund të verifikojnë llogaritë e tyre”, shkruan Heta.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe përfitimet që do të jenë nga përfshirja e gjuhës Shqipe në Google Ads dhe Google Adsense./telegrafi

 


Video