E TRISHTË/ Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci!

22 September 2025, 13:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË/ Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci!
Enver Petrovci

Shuhet në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur nga Kosova, Enver Petrovci.

Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në një postim të një familjari të aktorit.

Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut.

Enver Petrovci luajti rolin e Hamletit, Makbethi, Jul Cezarit, si edhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë.

Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.


Video