Kush do jetë fituesi i festivalit të RTSH? Rikthehen në skenë emrat 'BIG': Elsa Lila, Luiz Ejlli dhe Elvana Gjata!

16 October 2023, 15:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush do jetë fituesi i festivalit të RTSH? Rikthehen në
Elsa Lila/ Luiz Ejlli/ Elvana Gjata

Elsa Lila, Luiz Ejlli, Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima do ta provojnë sërish për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”.

Artistja e njohur Elsa Lila konkurroi vitin e shkuar, ku edhe mori vendin e parë me votat e jurisë. Megjithatë, “Evita” nuk mundi të shkonte në “Eurovizion” prej votave të publikut.

Luiz Ejlli pas suksesit që pati në Big Brother dhe disa këngësh që ka publikuar këtë verë, do të rikthehet në Festivalin e RTSH-së, shumë vite pasi fitoi në 2004 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin që u mbajt një vit më vonë në Athinë.

Elvana Gjata rikthehet për herë të dytë pas disfatës me Arilena Arën, ndërsa Luizi synon Eurovisionin për së dyti. Artistët këtë herë duket se do të jenë rivalë jo vetëm për shkak të garës, por edhe për vetë faktin që këngën e tij e ka punuar Flori Mumajesi i cili ka qenë kompozitori i Elvanës për më shumë se 15 vite.

Sfida e këtij spektakli me emra BIG qënka shumë e vështirë dhe të gjithë jemi kuriozë, të shohim se kush do jetë fituesi i festivalit të RTSH, për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”.


Video