Kërkon etiketa paralajmëruese si te cigaret, Italia dhe Franca kundër Irlandës  

13 January 2023, 23:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkon etiketa paralajmëruese si te cigaret, Italia dhe Franca
Kërkon etiketa paralajmëruese si te cigaret, Italia dhe Franca kundër Irlandës  

Lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian, dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktoi pirja e duhanit.

Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi, dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja.

Protestat u treguan të kota, sepse BE-ja i dha dritën jeshile Dublinit, që do të vejë në shishet e këtyre produkteve fjali si “konsumi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë” ose “alkooli dhe tumoret vdekjeprurëse janë të ndërlidhura”. Irlanda tashmë pret vetëm autorizimin e Organizatës Botërore e Tregtisë, brenda 60 ditëve, për të treguar shishet e reja.

Prodhuesit e verës nuk janë të shqetësuar shumë për tregun irlandez, pothuajse i papërfillshëm, por nga frika se vende të tjera mund të marrin shembullin irlandez.

“Në shumë vende të veriut ekziston fenomeni i abuzimit me alkoolin, por tek vera alkooli nuk kalon 15%, duhet të ndajmë konsumin me abuzimin”, deklarojnë shoqatat e prodhuesve italianë.


Video