Një prej banoreve të "Big Brother Vip Albania" është dhe blogerja Dea Mishel Hoxha, e cila vëmendjen më të madhe e mori në "prime-n" e kaluar për shkak të situatës së Luizit, ku ai deklaroi që është i sëmurë.
“Unë nuk mund të bashkëjetoj me dikë i cili po vdes dita-ditës”, ka thënë ajo që më pas bërë bujë të madhe duke u komentuar shumë jashtë shtëpisë.
Por një tjetër video me protagoniste Dea Mishelin po bën xhiron e rrjetit në dy ditët e fundit. Bëhet fjalë për pamjet e mëposhtme, ku Dea Mishel mban në dorë një thikë të madhe dhe kur Luizi kalon pranë saj ajo bën gjestin e nguljes duke ja drejtuar në bark.
Duket sikur ai nuk e ka parë këtë veprim që për njerëzit jashtë është skandaloz dhe i rrezikshëm, por që mund të jetë edhe i paqëllimshëm nga ana e Deas.