"Këngën e bëri për veten e vet", Monika s'ndal thumbat ndaj Sabianit dhe Ilirit (VIDEO)

2 June 2022, 21:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Këngën e bëri për veten e vet", Monika
Monika, Sabiani dhe Iliri

Të gjithë ju kujtohet momenti gjatë Big Brother Vip kur Ilir Shaqiri dëgjoi këngën "Tradhtare" të Sabianit dhe menjëherë tha se ai e kishte bërë për të. Në fakt, ajo këngë nuk ishte për balerinin por më pas Sabiaani bëri një këng tjetër për të.

Ky moment është komentuar sërish nga Monika Lubonja gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, teksa dyshja Sabian-Ilir janë në qendër të vëmendjes për prishjen e miqësisë mes tyre.

Monika është shprehur se në radhë të parë, Sabiani atë këngë e ka bërë për të përfituar për vete dhe më pas për Ilirin.

“E ka bërë për mua këtë. E bëri ai për atë, por e bëri edhe për veten e vet, sepse ju e dini ajo këngë është një nga më të klikuarat. Kështu që e bëri për veten e vet” - është shprehur Monika.


Video