Ndodh në Maqedoni, nusja lë dhëndrin në mes të dasmës dhe ikën me tjetrin

2 June 2022, 20:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Maqedoni, nusja lë dhëndrin në mes të
Nusja, foto ilustruese

Një nuse ka braktisur burrin e saj në mes të sallës ditën e dasmës së tyre. Këtë ngjarje e ka treguar menaxheri i VIP-ave Elton Mehaj, duke treguar se kjo ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se ndërkohë që doli në mes të skenës dhe po priste që të shkonte nusja e të kërcente çifti me familjarët, pasi pretendohej se ajo ishte larguar në tualet, një vajzë është afruar dhe ka treguar që nusja është larguar me dikë tjetër.

"Në një dasmë në Maqedoni, dola në mes të skenës me dhëndrin dhe po prisja nusen, nusja ishte në tualet.Unë po prisja derisa të vijnë e që të bënim një rreth në mes me kërcy ata, dhe me i ftu pastaj të tjerët. Vjen një vajzë dhe thotë që nusja ka ikur", u shpreh Mehaj në RTV Ora.

Ai tregoi se ishte një moment shumë i sikletshëm për të: "Aq keq jam ndjerë sa ska ku me shku. Nusja e la dhëndrin në mes të sallës dhe iku me tjetrin."  


Video