"Pique tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të skuadrës", ironizon Ledri Vula: S'ma pasove topin t'u ...(FOTO)

2 June 2022, 19:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pique tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të
Pique & Shakira, Ledri Vula dhe Gavi me nënën e tij

Gerard Pique dhe Shakira janë bërë kryefjalë e mediave botërore ditët e fundit, pasi po përflitet se dyshja do t'i jap fund romancës prej më shumë se një dekade pasi dyshohet se futbollisti ka tradhtuar këngëtaren.

Sot në disa media u aludua se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me nënën e shokut të skuadrës, Gavi, i cili është vetëm 17-vjeç. Ky lajm nuk i ka shpëtuar reperit shqiptar Ledri Vula i cili e ka shpërndarë lajmin në Instastory duke ironizuar situatën e krijuar.

“Me fjalë të tjera: S’ma gjuan topin, tu q* mami” shkruan Ledri Vula, duke mos e kursyer aspak ironinë.

Në fakt nëpër këngët e tij reperi u referohet shpesh personazheve ndërkombëtare duke i përmendur nëpër këngë. Do ishte interesante nëse në këngën e tij të re Ledri do fliste për këtë histori.

"Pique tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të


Video