Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën.
Graciaano la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..
Egla: E paske qelb muhabetin.
Graciano: Jo.
Egla: Po sigurisht që e ke qelb.
Graciano: Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara.”– shprehet banori.
Më herët edhe Françeska e pyeti rreth lidhjes me Argjirën, ndërsa u shpreh e habitur se edhe pas 6 vitesh lidhje nuk kanë menduar për fëmijë.
Franceska: Sa keni bashkë?
Graciano: 6 vjet!
Franceska: Pse keni pritur kaq shumë për një fëmijë?
Graciano: Thonë që kurrë s’je gati! Une dua të jem i sigurt. Edhe ajo. Duhet të kesh 2-3 gjëra gati. E kemi marrë qetë e qetë, kemi shijuar çdo lloj gjëje që kur të vije ai moment përkushtimi të jetë te ai ose ajo.
Graciano: Kthehu këtej Françi, jam zënë! Mezi pres ndonjë gjë. Ajo më ka thënë mos me përmend brenda. Se jemi si në ajër. Por shpresoj që kur të dal të ftillohem. Dhe atë ditë që pyeta mamin, më tha kam folur, por kështu si e ftohtë. Po pa dalë pa e parë s’them dot gjë.