E ftuar ditën e sotme në emisionin "Breaking" në Top News ka qenë motra Olta Gixharit, Gerta.
Gjatë intervistës live në studio Gerta ka folur edhe për përballjen e fundit që ka patur me ish-banorin e "BBV-së" Ronaldo Sharka. Gerta ka treguar se Sharka jo vetëm e njihte më parë por edhe kishte kërkuar të shkonte në emsionin e saj.
Këto deklarata të Gerta Gixharit kanë ardhur pas një përplasje që ka patur dyshja në emsionin "E Diell", ku Ronaldo ka deklaruar se nuk e njihte dhe nuk kishte pas kurrë më parë një komunikim me të.
“Ai ish-banor ka kërkuar të jetë pjesë e programit tim, kështu që nuk ka mundësi që të më thotë mua unë të njoh tani. Ai ka kaontaktuar me gazetarët e mi që të jetë pjesë ndaj dhe debati ka qenë ashtu me ato tone”- tha Gerta në studio.