“Jeni një m*t i madh”, Stresi “shpërthen” ndaj VIP-ave: A s’ju vjen turp që nuk reaguat për vrasjen e një gruaje shtatzënë?

1 Dhjetor 2022, 20:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stresi, autori dhe viktima

Edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka reaguar për ngjarjen që tronditi Kosovën, ku Sokol Halili, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Hamide Magashi në oborrin e maternitetit të Prishtinës, një ditë para se ajo të lindte foshnjën e saj.

Në një postim në InstaStory, Stresi e quan Sokol Halilin të pabesë dhe shprehet se ai duhet varur në mes të Prishtinës.

"Ngushëllimet e mia familjes. Ahhh moj e shtranjta Kosovë, edhe sa do vuash??? Burrat që janë burra nuk vrasin gra, por t'i meriton ligjinme të var me litar para Prishtinës more i pabesë." - shkruan Stresi.

Më tej, ai ka bërë dhe një reagim revoltues ndaj VIP-ave shqiptarë që nuk kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai iu drejtohet duke i thënë t'ju vijë turp për heshtjen.

“E di që ju (vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, shkruan ai.

Video