"Mos i fusni të gjithë burrat në një thes"/ Reagimet për vrasjen e gruas shtatzënë revoltojnë Getinjo: Ndodh kudo

1 Dhjetor 2022, 17:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autori, viktima dhe Getinjo

Reagimet mbi ngjarjen që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme, ku Sokol Halili vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten shtatzënë Hamide Magashi para maternitetit, duken se kanë revoltuar reperin e njohur Getinjo.

Në një postim në rrjetet sociale, reperi shkruan se nuk duhet t’i fusin të gjithë burrat në një "thes", por që duhet të dënohen njerëzit që bëjnë krime të tilla pa marrë parasysh gjininë.

Ai thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë. Më tëj, Getinjo ka bërë thirrje të ndalojnë fjalimet e moralshme dhe postimet në rrjetet sociale,

Postimi i plotë i reperit:

“Çdo mal ka thi, mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste ndodhin gjithkund ne bote,normal qe nuk duhet me ndodh,edhe ska arsyetim as nuk ka falje! Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat.

DENONI VEPRAT E KQIJA! DENOJ njerezit qe bejne krime te tilla pa marr parasysh gjinine.NJERI eshte NJERI!

Boll u bo mo me postime dhe me fjalime te moralshme dhe fjalime te zgjuara ehaaaaaaa perdit po vrasin perdit po perseriten! DENIMI bjen DISIPLINE!!!

U myten tu rrxu shpija e tu konfisku villa e tu mshel biznese neper Kosove tu mendu qe kshtu zhduket e keqja.

Kaloni bukur populli jem! Po me vjen inat qe 1 djal i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mson”

Video