Rrjeti ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratës skandaloze të aktorit Amos Zaharia në "BBV", i cili deklaroi se do e merrte Luizin, do ta çonte në mal, do ta zhvishte lakuriq dhe do ta filmonte.
Një reagim tepër revoltues ka ardhur edhe nga ish-konkurentja e "Përputhen", Ritvana Fetahu, e cila ka reaguar tepër e indinjuar ndaj asaj deklarate.
Ajo i cilëson banorët që kanë dalë kundër Luizit si shembulli më i keq i bashkëjetesës dhe i konsideron si një tufë ziliqarësh, të paaftë të luajnë me rregulla morale.
Ritvana shton më tej se Luizin e duan për shumë virtyte që banorët e tjerë nuk i kanë.
Reagimi i plotë:
Është e papranueshme. Jeni shembulli më i keq i bashkjetesës. Jam vërtet e prekur nga kjo deklaratë që bëhet nga një artist duke u ndjekur live nga miliona shqipëtar në gjithë botën.
Nuk jeni të aftë të luani,më kujtohet vjet Einxhel luftonte me shpirt për të drejtat e saj në shtëpi,me dinjitet.
Ato jane vajzat që duam, si Einxhell.
Luizit i është përmendur edhe familja,është cënuar në dinjitet,aty ku secilit i “vlon gjaku” . Një tufë ziliqarësh,të paaftë të luajnë me rregulla morale.
Jam pa fjalë…
Unë njoh persona që janë trajtuar në këtë menyrë kur kan qenë fëmijë,dhe pasojat i kan ndjekur gjithë jetën.
PO,e duam LUIZIN. Për shumë virtyte që ju nuk i keni.
#meluizin #stopbullying
View this post on Instagram