Një deklaratë e aktorit Amos Zaharia është bërë virale në rrjete sociale dhe po kritikohet për mesazhet e dhunës që përçon në publik, që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe shantazhin.
Në një bisedë me Kristin, ndërsa flasin për Luizin dhe i referohen debatit të këtij të fundit me Kejvinën, Amos shprehet se do ta merrte, do ta çonte në mal, do ta zhvishte lakuriq, do e xhironte dhe do e detyronte të kërkonte falje.
Biseda:
Kristi: “Ça do i bëje? Do e vrisje?
Amos: “Jo, nuk do e vrisja.”
Kristi: “Atëherë?”
Amos: “E di unë ça do i bëja.”
Kristi: “Ça do i bësh?”
Amos: “Atë që meriton. E di ça do i bëja? Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja dhe do i thoja ‘Kërko falje’. Edhe pastaj shikoje ti, i jep më gojës.”
Kristi: “S’do ndodhë gjë mo.”
Amos: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës.”
Njerëzit kërkojnë që kjo deklaratë të sqarohet gjatë programit nesër. Janë pa fund janë ata që kritikojnë Amosin.