Ilary Blasi tallet me Tottin para dyqanit të Rolex, por e pëson... (Video)

13 October 2022, 14:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilary Blasi tallet me Tottin para dyqanit të Rolex, por e pëson...

Sa do të ishit të gatshëm të paguanit për të bërë shaka (tallur) me ish-in tuaj? Për shembull, tallja me Francesco Totti i kushtoi Ilary Blasit një… gjobë.

Le të flasim për videon që ajo postoi në rrjetet sociale një javë më parë, në të cilën shfaqej para një dyqani ku shiten ora Rolex në qendër të Romës, duke u shkelur syrin ndjekësve dhe duke bërë gjestin e vjedhjes me dorë.

Totti u shigjetua në pamje qartë. Blasi po tallej kësisoji me akuzën se i kishin vjedhur së bashku me të atin disa ora Rolex me shumë vlerë ish-bashkëshortit.

Problemi, megjithatë, nuk ishte përmbajtja e videos. Ilary Blasi u gjobit sepse gjatë regjistrimit, ajo kishte parkuar keq makinën e saj Smart. Policia lokale e gjeti me atë shkelje të qarkullimit rrugor dhe aplikoi gjobën, siç raportoi "Chi".

Fotot e publikuara nga e përjavshmja tregojnë Ilary Blasi, e cila pasi parkoi aty ku nuk lejohej, bëri xhiro vërdallë qendrës së Romës.

Në shoqërinë e saj ishte Alessia Solidani, stilistja e flokëve, e akuzuar nga Totti se i kishte prezantuar meshkuj të tjerë ish-bashkëshortes.

Natyrisht, gjoba e policisë nuk do të vlejë sa një Rolex, por shakanë tallëse ndaj Totti e ka paguar shtrenjtë.


Video