Mauro Icardi thyen heshtjen: Ka shumë gënjeshtra në media, ja situata ime me Wandan

13 October 2022, 11:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mauro Icardi thyen heshtjen: Ka shumë gënjeshtra në media, ja
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Mauro Icardi ka vendosur të thyejë heshtjen. Në mes të krizës së tij me Wanda Nara, futbollisti ndërhyri për të sqaruar disa gjëra: "Ka aq shumë diskutime sa më duhej të sqaroja.

E vërteta është se flas ngaqë janë grumbulluar shumë gënjeshtra për një një kohë të gjatë dhe tani është momenti për t’i sqaruar e trajtuar ato.

Nuk jam ndarë ende, jam ende i martuar. Kur të vijë java tjetër do të shohim çfarë të bëjmë, se është krijuar një situatë, ka shumë gënjeshtra mediatike se ajo është e inatosur, unë u rebelova…

Këto janë gjëra që ndodhin në një çift dhe që mund të zgjidhen në një mënyrë tjetër, – tha ai troç për marrëdhënien me Wanda Nara. – Unë flas çdo ditë me Wanda. Javën e kaluar isha në Buenos Aires, nuk ka asnjë arsye për të vazhduar me cirkun mediatik.

Kur ajo të kthehet do të flasim për këtë. Fëmijët lexojnë lajmet. Ata kanë rrjetet e tyre sociale dhe sigurisht shohin se çfarë thuhet. Më pyesin gjithmonë dhe i sqaroj, iu them të vërtetën për çdo gjë. Ne jemi personazhe publike, personazhe të famshëm, që gjithmonë bëjmë lajm.

Uroja të ishim lajm për gjëra të tjera, por fatkeqësisht jo. Deri në Miami gjithçka ishte mirë, javën e kaluar isha në Buenos Aires. Kemi diskutime dhe debate si çdo çift. Brenda natës, Wanda e poston atë deklaratë në Instagram ndërsa flet me mua për gjëra të tjera. Është më mirë të qeshësh, le të kalojë dhe njerëzit harrojnë”.



Video