'22 mijë dollarë në muaj'/ Mësuesja e “OnlyFans” nxjerr në ankand trupin e saj për të lindur bebe të bukura

13 October 2022, 10:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'22 mijë dollarë në muaj'/ Mësuesja e

Një mësuese e kthyer në një yll i “OnlyFans” dëshiron të nxjerrë në ankand trupin e saj për të përmirësuar bukurinë e popullsisë globale. Amy Kupps thotë se ka në plan që të lindë sa më shumë fëmijë për një qëllim të caktuar, të sjellë në jetë sa më shumë bebe të bukura.

“Dua të bëhem një surrogate dhe të prodhoj në masë foshnja të bukura me të huaj,” tha Kupps, e cila fiton më shumë se 22,000 dollarë në muaj në OnlyFans. Nëna e dy fëmijëve tha se ishte e frymëzuar për të ndjekur këtë ide pasi ia propozuan disa baballarë të mundshëm.

“Mendoj se bota do të ishte një vend më i mirë nëse njerëzit do të dukeshin më të bukur dhe do të kishin gjenet e mia. Patjetër që do t’i kaloj sytë e mi të mrekullueshëm, flokët, tiparet e fytyrës dhe inteligjencën.

Nuk ka rëndësi nëse burri është i shëmtuar, fëmija do të jetë i bukur nëse unë jam nëna e tij. Dua të mbaj shumë bebe, por jo më shumë se 25 në total, ky do të ishte kufiri im. Me ndërhyrje mjekësore, unë mund të kem katërnjakë në një moment”, thotë ajo.



Video