I përmendi Donaldin, ofendimet në debatin mes Julit dhe Romeos kalojnë limitet: O i paburrë, lyrash (VIDEO)

24 February 2024, 13:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I përmendi Donaldin, ofendimet në debatin mes Julit dhe Romeos

Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” ka mbledhur të gjithë djemtë e shtëpisë të cilët janë të nominuar, në një darkë.

Mes tyre ata kanë zhvilluar debate të forta, ku ndër to bëri bujë debati i Julit dhe Romeos. Gjatë një bisede, Juli i thotë se është kopja e të vëllait, Donald Veshaj. Kaq ka mjaftuar që Romeo t’i kundërvihej keq Julit dhe t’i drejtonte disa ofendime të rënda.

Romeo: Mos u trego burracak, i paburrë, ikë o lyrash. Herën tjetër të ngre dolli dhe të respektoj për vëllain tënd, ik o i paburrë. Ik o fëmijë, o frikacak.

Më pas Juli ka tentuar të qetësojë situatën, e ka marrë Romeon më vete dhe i thotë se kërkon ndjesë për atë që ka thënë sepse e kuptoi që u prek shumë.

Juli: Të kërkoj ndjesë sepse e pashë që u preke shumë, po të tjerave i qëndroj të gjitha. S’kam nerva unë…

Romeo: E di cili është problemi, kalon në disa momente që nuk e di se çfarë thua.

Juli: Çfarë po thua, çfarë kalova?

Romeo: Kalove, nga muhabeti normal që bëjmë bashkë, ti kalon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video