Po përdor mbiemrin për të fituar pikë, por ja lidhja e vërtetë e Ilnisës me Dritëro Agollin

24 February 2024, 12:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po përdor mbiemrin për të fituar pikë, por ja lidhja e

Ilnisa ka folur shumë shpesh për mbiemrin e saj. Me një krenari që shkon deri në arrogancë, Ilnisa mburret duke u ulëritur banorëve "e dini ju kush jam unë?".

Që prej hyrjes së saj, është përfolur se gazetarja e ka xhaxha poetin e njohur shqiptar Dritëro Agollin.

Por çfarë e ka konkretisht?

Për këtë ka folur vëllai i gazetares, Kevi Agolli në “TAR”.

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”.

 


Video