Banorët zbulojnë emrat që i shohin si fitues të “BBV3”. Egla jep përgjigjen më origjinale

23 February 2024, 17:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banorët zbulojnë emrat që i shohin si fitues të
Banoret e BBV

Loja me pyetje që ka organizuar produksioni po bëhet gjithnjë e më shumë interesante. Banorët duhet të lexojnë pyetjet e shfaqura në monitor dhe të japin përgjigje të sinqerta dhe pa u ndikuar nga marrëdhënia me njëri-tjetrin. Pyetja e radhës që u shfaq në monitor kishte të bënte me banorin që mund të jetë fitues i këtij edicioni:

Kush ka më shumë gjasa të fitojë Big Brother? Shumica e banorëve nuk kanë qenë të sinqertë në përgjigje, duke iu bërë qejfin njëri-tjetrit, përveç Eglës që dha përgjigjen origjinale.

Ja si u përgjigjën disa prej banorëve:

Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.

Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.

Rike: Fationi e meriton.

Juli: Ledjona për shkak të kauzës që përfaqëson.

Sara: Për mua do të doja të ishte Juli ose Vesa. Vesa mendoj që është nga ato personazhet që surprizon nga mesi i lojës.

Heidi: Romeo sepse është njeri që vepron me zemër.

Romeo: Unë mendoj Heidi sepse është një vajzë e dashur dhe ka fytyrën e një fitueseje.

Egla: Unë mendoj që fituese është Egla, në qoftë se nuk është Egla, Gazi.

 


Video