Kriset marrëdhënia mes Romeos dhe Heidi Baçit? Banorja e BBV shpërthen në lot: Ti po ndahesh nga unë

23 February 2024, 14:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kriset marrëdhënia mes Romeos dhe Heidi Baçit? Banorja e BBV

Marrëdhënia e aktorit Romeo Veshaj dhe partneres së tij Heidi Baçi në “Big Brother VIP” mesa duket është krisur.

Çifti janë përfshirë në një debat ditën e sotme, ku aktori i thotë Heidit se ndihet shumë i lënduar dhe se ajo nuk është e sinqertë me të.

“Te shtrati më jep dorën dhe në publik më sulmon”, iu drejtua Romeo. Ndërsa Heidi iu përgjigj se: “Ti po ndahesh nga unë”.

Ndërkohë Heidi ka shpërthyer në lot gjatë diskutimit me aktorin duke shprehur se ndihet keq.

Pjesë nga biseda

Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon

Heidi: Nuk është kështu

Romeo: Është fiks kështu

Heidi: E ke kuptuar gabim

Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur

Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatatve që ti ke me të tjerët

Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak dhe jo të qeshësh e të më sjellësh në tavolinë njerëz mua. Jo ta përdorësh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin dhe për të më sulmuar mua. Mos ma trego me fjalë, fjalë kam nga të gjithë

Heidi: Ti po ndahesh nga unë

Romeo: Unë po ndahem nga ti?

Heidi: Po

Romeo: Unë po ndahem nga ty? Pse çfarë të bëra?

Heidi: Ja këtë që po bën tani, spo e kupton.

Romeo: Ti po e komplikon

Heidi: Jo ti po e komplikon, se unë isha shumë mirë

Romeo: Sepse ti je shumë mirë. Ti nuk e kupton sa keq jam unë, sepse nuk do e bëja

Heidi: Dhe unë shumë keq jam

Romeo: Pse je keq (Heidi shpërthen në lot)


Video