Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West

5 October 2022, 00:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West
Gigi Hadid dhe West

Shkrimtarja e modës dhe redaktorja e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, ndau mendimet e saj për shfaqjen shumë të diskutueshme të Kanye West në Paris. Ky i fundit filloi t'i shpërndante fotot personale në Instagram dhe të kritikonte stilin e saj të të veshurit. 

Gigi Hadid komentoi në mbrotje të mikeshës së saj, Gabriella-s:

"Do të doje të kishe 1% të intelektit të saj. Madje, nëse ekziston dikush që mund të të ndihmonte në këtë lëmsh që je futur, është ajo. [...] Je bullizues dhe një shaka", i shkroi modelja reperit në Instagram.

Hadid mbështeti redaktoren e Vogue edhe nëpërmjet postimeve në Story, duke e cilësuar "një nga zërat më të rëndësishëm të industrisë".

West publikoi linjën – e mbushur me këmisha “White Lives Matter” – në transmetim të drejtpërdrejtë dhe shkaktoi reagime të mëdha në internet. Sipas E! News, ai i tha turmës se ky koleksion ishte fillimi i një "kufiri të ri".

"Kjo është një situatë e pakontrollueshme," tha ai para audiencës. "Kjo është ëndrra e Zotit, një ëndërr që nuk mund të ndodhë pa ndihmën e Zotit."


Video