Galeria e famshme italiane “Uffizi” kalon mbi 1 milion like në TikTok falë Dua Lipës

1 June 2022, 19:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Galeria e famshme italiane “Uffizi” kalon mbi 1 milion like në
Dua Lipa në Galerinë Uffizi

Galeria Uffizi vazhdon marshimin në rrjetet sociale. Me videon dedikuar vizitës së Dua Lipës (mbi 286 mijë shikime në tre ditë) muzeu fiorentin ka kaluar mbi një milion like në TikTok. Galeria Uffizi është “muzeu më i ndjekur italian” me mbi 116,7 mijë follower. Në nivel botëror Galeria Uffizi gjendet në vendin e tretë të podit, pas Prado të Madrid (395,5k follower, 3,2 milionë like), dhe National Gallery të Londra (203,9k follower, 1,1 milionë like), por përpara Rijksmuseum të Amsterdam (111,2k follower, 564,4k like) dhe Metropolitan Museum të New York (50,8k follower, 238,5k like)".

Mbretëresha e popit, Dua Lipa, bëri një tur të plotë, dy orë e gjysmë në Galerinë Uffizi para pak ditësh. Këngëtarja e famshme (me plot 87 milionë ndjekës vetëm në Instagram) pas koncerteve në Milano dhe Bolonja mori një ditë pushimi në Firence për të zbuluar kryeveprat e muzeut. Ishte në fakt vizita e parë e Dua Lipës në Uffizi: Diva mbeti e magjepsur nga bukuria e kryeveprave të Galerisë, jo vetëm nga pikturat, por edhe nga groteskët në tavanet e katit dhe nga hartat murale. Aq sa kërkoi ta vizitonte Galerinë sallë për sallë, e shoqëruar nga një grup miqsh dhe nga regjisori Eike Schmidt, që e drejtoi në zbulimin e të gjithë kryeveprave të Rilindjes, nga Botticelli te Caravaggio, nga Leonardo, Raffaello, Bronzino deri te Tiziano. Galeria Uffizi është një ndër muzetë më të famshëm në botë dhe një ndër vendet më të bukura të Italisë.



Video