“Hiqe çik o Edi!”, parodia virale kundër rritjes së çmimeve

1 June 2022, 16:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Hiqe çik o Edi!”, parodia virale kundër rritjes së

Kryeministri Edi Rama ka larë duart me rritjen e çmimeve duke fajësuar tregjet ndërkombëtare dhe krizën e shkaktuar pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Ndërhyrjet e qeverisë përmes bordeve (që më shumë perceptohen si palë me tregtarët dhe abuzuesit e çmimeve, sidomos në pjesën e karburanteve) nuk kanë zbehur pakënaqësinë e qytetarëve.

Por, nëse disa javë më parë pakënaqësia shprehej përmes protestave në rrugë para Kryeministrisë, faqja satirike në rrjetet sociale, NgopMedia ka vendosur ta shprehë përmes parodisë.

Ritmet e një kënge të Era Istrefit ata i kanë shndërruar në vargje kundër rritjes së çmimeve...titulli? “Hiqe cik o Edi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NGOP Media (@ngopmedia)


Video