Ditën e sotme kanë qarkulluar thashethemet se Eros Grezda do të jetë një prej banorëve të Big Brother Albania Vip 4, që pritet të nisë këtë dhjetor në Top Channel.
Ndonëse e pakonfirmuar, portalet rozë janë mbushur me spekulime për ish-futbollistin shqiptar që u pensionua në moshën 29-vjeçare.
Një artikull, Grezdës ia ka kushtuar edhe gazeta britanike “The Sun”, pasi ka qenë pjesë e ekipit të Rangers.
“Tifozët e Rangers mund ta kujtojnë atë më shumë për një turp në një ndeshje si rezervë se sa për çdo gjë që ai arriti me ekipin e parë të Steven Gerrard.
Ai ishte gjithashtu i përfshirë në një përplasje dramatike në prakingun të makinave me sulmuesin e ardhshëm të Gers, Antonio Colak, ndërsa ata të dy luanin në Kroaci”, shkruan gazeta britanike.
The Sun thekson edhe dështimet e Grezdës në dashuri. Ai pasi u nda nga modelja Oriola Marashi, dhe u martua me këngëtaren Ajsel Abazi, të cilën e braktisi pasi solli në jetë fëmijën e tyre.