Personazhi televiziv Kim Kardashian ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në mbrëmjen e Met Gala 2925.
Ajo arriti të tërheqë vëmendjen me veshjen e zgjedhur teksa dëshmoi edhe njëherë pse konsiderohet ikonë e modës.
Kim u shfaq e veshur me një kostum prej lëkure krokodili, e prodhuar nga shtëpia e modës Çhrome Hearts.
Ceremonia e këtij viti u zhvillua, si gjithmonë, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, nën kuratorin e Andrew Bolton , i frymëzuar nga libri i Moniça L. Miller, Skllevërit e Modës.
Tema u përqendrua në identitetin e modës së zezë dhe rolin historik të Dadaizmit, në evolucionin e stilit nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme.
Veshja me të cilën u shfaq Kim në tapetin e kuq i zbulonte asaj shpinën dhe belin ndërsa në fund tërhiqte një bisht të gjatë.
Kardashian kishte kompletuar pamjen e saj me aksesorë jo pak të shtrenjtë, perlat, gjerdani me diamant dhe kapelja e saj e madhe prej lëkure ishin kryefjala e veshjes së saj.